Mounir Nasraoui në spital, duke folur për ngjarjen

U plagos me thikë në Barcelonë, zbulohet foto nga spitali e babait të Lamine Yamal: Isha mes jetës dhe vdekjes, drejtësia do bëhet!

16 Gusht, 09:44| Përditesimi: 16 Gusht, 09:50

  • Share

Barcelonë- Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, mbetet i shtruar në Spitalin Can Ruti në Badalona dje (15 Gusht) u ngjit në repart, teksa kaloi një ditë nën vëzhgim, pas sulmit dhe plagosjes me thikë të mërkurën (14 Gusht), në një parking në Mataró.

Mounir është jashtë rrezikut dhe rikuperimi i tij sipas “Elmundodeportivo” është në rrugën e duhur.Emisioni sportiv spanjoll 'El Chiringuito', gjithashtu siguroi një deklaratë të babait të talentit katalanas.

“Faleminderit zotit jam shumë më mirë, thjesht më ulën në tokë. Duhet të jem më i qetë për të mirën e të gjithëve, timen dhe të familjes sime. Nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet të mendojmë se drejtësia do të bëjë punën e saj dhe do të bëhet. Është gjëja më e rëndësishme. Në jetë çdo gjë ka një zgjidhje", tha Mounir Nasraoui.

Ai pranoi se vuajti për jetën pas goditjes së trefishtë me thikë nga një grup personash që duket se i zunë pritë pas konfliktit të mëhershëm, teksa ai po shëtiste qenin e tij, në rrugët e Badalonas.

"E pashë veten mes jetës dhe vdekjes, sigurisht që kisha frikë. Si çdo qenie njerëzore", tha babai i Lamine Yamal, i cili më pas shtoi: "Shpresoj që të dalë sa më shpejt", teksa dhe falënderoi mbështetjen e marrë pas goditjeve me thikë.

Mounir Nasraoui përfundoi fjalimin e tij në 'El Chiringuito' duke dërguar një mesazh optimist për Barçën dhe theksoi se "këtë vit ata do të jenë një ekip i madh dhe ne do të bëjmë gjëra të mëdha", veçanërisht për djalin e tij Lamine Yamal.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?