Eljon Hato

Kronikë

U plagos nga përplasja me armë në Bllok, del nga burgu shoku i Ervis Martinajt

26 Shkurt 2019, 21:45| Përditesimi: 26 Shkurt 2019, 21:48

  • Share

TIRANE- Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë, duke e liruar nga burgu shokun e Ervis Martinajt, Eljon Haton, i cili u plagos rëndë nga  ngjarja e mbrëmjes së 4 tetorit të vitit të kaluar në një lokal në zonën e Bllokut.

Ai u la i lirë kundrejt garancisë pasurore prej rreth 1 mln lekësh për t'u hetuar në gjendje të lirë, raporton gazetari Elton Qyno. Përpos garancisë pasurore, në marrjen e vendimit gjykata ka pasur parasysh edhe faktin se Hato mbeti i paralizuar nga përplasja me armë. Eljon Hato akuzohet nga prokuroria për vrasje të mbetur në tentativë.

Po cfarë ndodhi në 4 tetor të 2018? Grupi i Ervis Martinajt u përplas me armë zjarri me grupin e Ervin Matës, i cili është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata. Nga grupi i tij, Martinaj dhe Hato u plagosën, ndërsa Fabjol Gaxha u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo.

Mata dhe Bilo janë në kërkim, ndërsa shkak i përplasjes ishte prishja e pazareve të drogës, ku i përfshirë është edhe Eldi Dizdari,kushëri i Arbër Çekajt, i cili ishte pronari i kontenierit me 613 kg kokainë të fshehur ndërmjet bananeve, që u bllokua në Durrës në fundin e shkurtit të kaluar.

Komento

Komente

  • tironci: 27/02/2019 12:54

    pse te paralizumet sbojn burg eee? plus kush e verteto qe ka ngel i paralizum futja ne pordh nai raport qe e mer me lek eee

    Përgjigju
  • Fredi: 27/02/2019 10:45

    Nuk ka shtet!

    Përgjigju
  • fieri: 27/02/2019 09:34

    Mos u merzisni se do qethet shum shpejt

    Përgjigju
  • shoku: 26/02/2019 23:11

    A ka denim me te mire se sa te ngelesh ne karroce i paralizuar, ate qe nuk e dha gjykata ja dha zoti per ato qe ka bere.

    Përgjigju
  • O zot ku jetojm!: 26/02/2019 22:17

    Po si è lironi ate kriminel te lindur?? Tara tre vjetsh vrau nje djal te ri edhe plagosi nje tjeter rend edhe doli nga burgu. Tani perplasje me arme ne bllok e prap doli !!!! A ka shtet ketu ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?