Foto: Lorenc Kosta, në komision më 15 prill 2024
Lorenc Kosta, 45 vjeçari i cili mëngjesin e 19 gushtit u plagos nga efektivi Erjon Goxhara pasi kishte lidhje intime me gruan e tij, rezulton se ka aplikuar për të qenë dhe kryetar bordi i ERE-së.
Madje në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese të datës 15 prill 2024 Kosta është prezantuar para deputëve, por nuk u zgjodh.
Mësohet se gjëndja shëndetësore e Lorenc Kostës është përmirësuar. Mjekët kanë treguar se pacienti ka kaluar rrezikun për jetën dhe pritet të transferohet nga reanimacioni në pavion
Megjithatë do të vijojë trajtimi intensiv dhe monitorimi nga ekipi mjekësor i Traumës.
Kosta rezulton të ketë plagë në këmbë e poshtë barkut.
Vetë bashkëshortja policit ka pranuar se kishte një lidhje me Kostën në dëshminë që ka dhënë para grupit hetimor.
Lajmi kryesor:
Para se të plagoste inxhinierin e ERE në Tiranë, efektivi takoi gruan e nipin! Debate e tensione, bashkëshortja pranoi tradhtinë: Ndodhi vetëm një herë
S.G//ReportTv.al