I riu vdiq nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, flasin fqinjët e viktimës: E dhimbshme, vjen tjetri të merr jetën në shtëpinë tënde! Nga i keqi e pëson dhe i miri

4 Tetor, 11:26| Përditesimi: 4 Tetor, 11:41

  • Share

 

Enea Thomaraj është 29 vjeçari i cili ndërroi jetë pas 3 muajsh në koma, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i 14 korrikut në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan.

Pas lajmërimit të vdekjes disa nga fqinjët dhe banorët që jetojnë në këtë zonë kanë thënë për Report Tv se kjo është një ngjarje mjaft e dhimbshme për familjarët e viktimës.

“Ato dy vajzat ishin qiraxhie aty, ku e dinim ne se çfarë kunjash kishin ata me njëri-tjetrin, e ha ai tjetri kot, i pafajshëm. Nuk kanë pas asnjë lloj konflikti me njëri-tjetrin”, thotë një komshi i 26-vjeçarit për Report Tv.

Ndërkohë një person tjetër është shprehur se ai ishte djali që me punën e tij mbante shtëpinë.

“As vet se di, se besonim se do të ndodhte. Çun baba çun nga të gjitha anët, i vetmi ai në atë familje që e mbante shtëpinë. Njeri pa fjalë, pa asnjë lloj diçkaje, të jesh në shtëpinë tënde dhe të ndodhi kjo, është katastrofë, s’ka më keq" , shprehet fqinji për Report Tv.

“Autori s’është kapur akoma, iku mori dhenë. Iku u harrua tani. Ja shteti jonë, ka më keq, vjen tjetri të merr jetën”,shprehet një tjetër fqinj për Report Tv.

Një tjetër banor që jeton në këtë zonë ka thënë për Repot Tv se i riu ka vuajtur gjatë këtyre muajve në spital.

“Është shumë e dhimbshme! Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekje. Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. Ato (vajzat) nuk jetojnë më këtu. Them se kam siguri si qytetar, se janë gjëra që ndodhin se qe shkaktar tjetër punë kjo”, tha një banor i zonës për Report Tv.

“Nga i keqi e pëson ai miri! Gjynah, djalë i mirë, mjerë nëna dhe baba. Më keq nuk ka ku të shkojë”, tha një person tjetër për Report Tv.


Lajmi kryesor:

3 muaj betejë për jetën, vdes i riu që u plagos nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli në Elbasan! Xhovana akuzoi Dumanin si porositës


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?