51 vjeçari Viktor Ballaj

Kronikë

U dogj gjatë shpërthimit në flakë të pusit të naftës në Ballsh, punëtori ndërron jetë pas 27 ditësh në spital

30 Maj 2021, 18:06| Përditesimi: 30 Maj 2021, 21:51

  • Share

Humb jetën pas 27 ditësh në spital 51 vjeçari Viktor Ballaj, punëtor i kompanisë private të naftës 'Anio Oil', në Ballsh. 51 vjeçari me pozicion operator i prodhimit nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga djegia që ju shkaktua nga marrja flakë e një tubacioni në dekantimin e naftës, pavarësisht përpjekjeve të mjekeve. 

Ballaj ishte i vetëm në momentin e ngjarjes dhe iu dogj 40% e trupit. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 3 majit 2021 në vendin e quajtur Qafa e Kashit ku operon firma e naftës. Për këtë ngjarje u arrestua shefi i sigurimit teknik i kësaj kompanie, Erion Alushaj 40 vjeç për të cilin Gjykata e Fierit e ka bë detyrim paraqitje. Alushaj ishte shef pranë sektorit të dekantimit në kompaninë e naftës, njeherësh pergjegjes edhe për punetorin që mbeti i djegur e tashme humbi jetën. Alushaj u akuzua për veprën penale shkelja e rregullave te mbrojtjes në punë pasi nuk kishte marrë masa për sigurinë teknike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?