Foto ilustruese

U plagosën me armë 2 vëllezër, policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e rëndë dhe prangos autorin

13 Janar 2021, 14:38| Përditesimi: 13 Janar 2021, 14:40

  • Share

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 2 ditë më parë në Shkodër, ku mbeten të plagosur me armë zjarri dy vëllezërit Lekndreaj. Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje Avni Dekovi dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij. Konflikti ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në ambientet e një bar-kafeje.

Njoftimi i policisë

Dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën 11.01.2021, në lagjen “Mark Lula”, ku mbetën të plagosur dy vëllezër. Arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, shpallet në kërkim vëllai i tij.  Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me DVP Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në datën 11.01.2021, ku mbetën të plagosur dy vëllezërit E. L., 24 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Si rezultat i veprimeve hetimore, Policia vuri në pranga autorin e dyshuar, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Shkodër, si dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.

Këta shtetas, mbrëmjen e datës 11.01.2021, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në ambientet e një bar-kafeje, kanë plagosur me armë zjarri vëllezërit E. L., 24 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Shkodër, të cilët kanë marrë mjekim në spitalin rajonal Shkodër dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?