4 anëtarët e familjes Gjoka, nëna me 3 fëmijët, që u lënduan nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë, vijon të jetë kritike, për shkak të djegieve të shumta trupore. Duke qenë se të katërt janë me dokumente të rregullta si emigrantë në Itali familja ka vendosur që të transferohet në spitalet e këtij vendi për kurim të specializuar.
Nëna dhe tre fëmijët ndodheshin të shtruar në reanimacion në repartin e Djegie-Plastikës në QSUT dhe në mënyrë private kanë vendosur të ikin në Itali. U plagosën rëndë nga shpërthimi prej bombolës së gazit në Velipojë, nëna me 3 fëmijët ikin privatisht për kurim në Itali!
4 anëtarët e familjes Gjoka kanë pësuar djegie të rënda në trup, 80 deri në 90%. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit është shkrumbuar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë.. Fatmirësisht, Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë bërë të mundur nxjerrjen e bombolave të pa plasura, duke shmangur pasoja edhe më tragjike të kësaj ngjarje.