Momenti i arrestimit të Fitim Markut

Kronikë

U prangos duke marrë para, prokuroria kërkon burg për mjekun e Traumës! Report Tv zbardh kërkesën: Korrupsioni i përhapur te bluzat e bardha

25 Shtator 2022, 18:16| Përditesimi: 25 Shtator 2022, 20:05

  • Share

Mjeku i Spitalit të Traumës Fitim Marku, pritet të dalë këtë të hënë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas arrestimit në flagrancë duke marrë ryshfet. 

Report Tv mëson se organi i akuzës do të kërkojë masën “Arrest në Burg” për Markun, me argumentin se ai paraqet rrezikshmëri si për të penguar hetimet ashtu edhe për kryerjen e ndonjë krimi tjetër.

Në kërkesën e prokurorisë zbardhur nga Report Tv, thuhet se masat më të buta të aplikuara në raste të tjera nuk kanë dhënë reflektim pozitiv tek të akuzuarit. ese “masat 

“Korrupsioni është një krim i rëndë dhe kohët e fundit është mjaft i përhapur tek bluzat e bardha”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Mjeku reanimator, Fitim Marku u arrestua dy ditë më parë pas denoncimeve të qytetarëve për marrje ryshfeti. Ai mori 20 mijë lekë nga një agjent i infiltruar, ndërkohë që për këtë ngjarje u shoqëruan edhe një infermiere dhe një mjek tjetër.  Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto persona, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjollca: 26/09/2022 12:33

    Neurokirurgjia ka kushte shume te mira spitalore te njejta si spitalet private, disiplina e personelit shume korrekte . Mjek profesionista me ne krye artur xhumarin

    Përgjigju
  • Liku: 26/09/2022 09:27

    Mjekesia shteterore eshte kthyer ne bisnes shteti duhet te marre masa per keta hajduter

    Përgjigju
  • denis: 25/09/2022 21:15

    Sot mund ta thuash me plot gojen qe ska mjek qe nuk merr lek, ska operacion qe nuk paguhet dhe kryesisht jane mjeket e narkozes "Monat" qe i rrjepin hallexhinjte. Ky eshte nje korupsion masiv i ketyre viteve te "demokracise" se ne kohen e atij nuk njihej fare si fenomen.

    Përgjigju
  • Pacienti: 25/09/2022 19:04

    Kam bere disa here fizioterapi ne Spitalin e Traumes… Ka qene sherbim dhe perkujdesje shembullore…Asnje lek nuk me eshte kerkuar dhe nuk kam dhene! Heren e fundit kishte ndrruar “klima”… Mjeku dhe infermierja pas vizites me shtrine ne krevat dhe mbasi me vune aparaturat.. iken. Seanca zgjate 15 minuta…Nuk erdhi njeri, jo per te me bere masazh si gjithenje, por as per te me hequr aparaturen… qendrova keshtu jo 15 minuta por plot 45… Dikur erdhi infermierja dhe ne vend te kerkonte çajsim me kerkoi llogari, pse nuk i ke hequr vet paisjet dhe te kishe ikur!!!??Ne dalje pyeta nje punonjese qe me kishte sherbyer here tjera… I shtrine pacientet, u vene aparaturat dhe ikin te pacientet e pavioneve tjera, se atje ka leka, me tha! Mbas ketij rasti nuk kam vajtur tjeter…. Gje e vogel duket, por korupsioni ne mjeksi qofte sa nje qime eshte tra i rende… ka te beje me jeten e njeriut!!!

    Përgjigju
  • Fatma: 25/09/2022 18:23

    Shikoni se keni dhe mjek me fam ne tirane e gjithe shqiperin qe marrin para perdite,ketij i ra lapsi per tu kapur,shkoni te neuro kirurgjia se e keni me fame qe ka nje jete qe mer lek perndryshe ste prek me dore,kete e din dhe njerzit dhe sherbimet se eshte shume i njohur

    Përgjigju
    • Pacienti: 25/09/2022 19:12

      Kam qene te Neurokirurgjia disa here..mbasi kisha mbesen me probleme…Nje sherbim model nga ana profesionale dhe sidomos trajtimi njerzor i pacienteve… Mjeku neuro kirurg Artur Xhumari dhe stafi i tij jane heronje te vertete… Asnje lek apo dhurate nuk me kan pranuar… Asnje them!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?