Kronikë
Top 24

U arrestuan si pjesë e grupit/ Nga burgu në arrest shtëpie, Hoxhalliu: Bajrin e kam mik, por s'e strehova

8 Maj 2019, 12:49| Përditesimi: 8 Maj 2019, 15:30

  • Share

10 muaj pas arrestimit të bujshëm ku godit grupi 'Bajri' në Tiranë dhe në Shkodër që solli arrestimin e Safet Bajrit dhe personave të tjerë, gjykata ka ndryshuar në datë 24 prill masën e sigurisë për dy nga të prangosurit. Ata janë Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu, ndërsa u arrestuan në shtator të vitit. Sipas policisë, asokohe Hoxhallit iu gjet një armë dhe një thikë, ndërsa u akuza edhe për ndihmë të autorit të krimit.

Pra, Klaudio Hoxhalli u akuza se kishte krijuar kushtet për strehimin dhe lëvizjen për Safet Bajrin. E ndërsa për 10 muaj u la në burg, Klaudio Hoxhalli insistoi duke kërkuar ndryshimin e masës dhe lirimin nga qelia. Kërkesa është pranuar nga gjyqtari Sokol Tona vendosi të ndryshonte masën duke e dërguar nga qelia në arrest shtëpie. Gjykata thotë se bazuar te akti i ekspertimit, Klaudio Hoxhalli nuk rezulton që të jetë i përfshirë me grupin 'Bajri'.

Vetë Hoxhalliu i kontaktuar nga Report TV ka bërë të ditur se në momentin e arrestimit ka qenë në shtëpinë e tij në kryeqytet në zonën e quajtur Xhamlliku. Sa i përket akuzave ai është shprehur se me Safet Bajrin është mik shtëpie, ndërsa mohon që ai ta ketë ndihmuar për t’u strehuar. Ndërkohë që në datë 25 prill u ndryshua masa e sigurisë edhe për Denis Brajoviç. Tani mësohet se dosja në ngarkim të Klaudio Hoxhalliut dhe Denis Brajoviq, është veçuar nga ajo e anëtarëve të tjerë të bandës. Disa muaj më parë u ndryshua masa edhe për Elis Gurin, që gjithashtu ndodhet në arrest shtëpie së bashku me Armir Grimën, që ka qenë trajner i kombëtares së femrave.

Kush është Safet Bajri?
Safet Bajri akuzohet nga Krimet e Rënda si kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh. Ai u prangos në shtator të 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale "Bajri" në Shkodër. Për Safet Bajrin ka një dënim edhe nga drejtësia belge për shfrytëzim prostitucioni. Në momentin e arrestimit, sapo kanë hyrë forcat RENEA, ai ka hedhur armën e zjarrit pistoletë e cila megjithatë është konstatuar nga efektivët e policisë. Grupi kriminal "Bajri" nga Dobraçi i Shkodrës akuzohet për vrasje me dashje, gjobëvënie, trafik droge dhe pastrim parash. Anëtarë të këtij grupi kriminal akuzohen edhe si autorë të disa prej ngjarjeve kriminale që kanë tronditur kryeqendrën e veriut.

Lexo ketu te gjitha akuzat për grupin Bajri

Vendimi i gjykates per ndryshimin e mases se sigurise per Klaudio Hoxhallin

Komento

Komente

  • Po armen?: 08/05/2019 14:21

    A ka ndonje denim per armajtje pa leje apo te dalim gjith me arme

    Përgjigju
  • Delinquenti: 08/05/2019 13:20

    O gjykata po' per ate armen dhe ate thiken si I bohet apo vetem fakirat te bejne burg KUR DO TE PASTROHET KJO GJENDJE E MJERUME E SHQIPERIS Ah demokracia e leshit me gjith ato qe e shpiken ne shqipri se tamon kjo eshte e shpikme se emer tjeter nuk ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?