Vrau rapsodin dhe mikun e tij, lihet në burg Edmond Përdoda: Krimin e kreva i vetëm, arsye familjare, vëllai s’ka lidhje! 39-vjeçari tregon vendin ku i fshehu armët

14 Shkurt 2022, 09:52| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 12:53

  • Share

Gjykata e Lezhës ka lënë sot në burg Edmond Përdodën 39-vjeç, i arrestuar dy ditë më parë nga RENEA si i dyshuar bashkëpunëtor në një vrasje të dyfishtë, atë të ekzekutimit të rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni.t Burime për Report Tv bëjnë me dije se Përdoda ka pranuar krimin para togave të zeza ndërsa ka theksuar se krimin e ka kryer i vetëm, dhe jo në bashkëpunim me të vëllanë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se vetë Edmond Përdoda ka treguar vendin ku kishte groposur armët në mal. Armët e sekuestruara do të dërgohen për analizë në laborator.

39-vjeçari Përdoda ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 27 prill të vitit të kaluar në fshatin Lam Lukaj të Lezhës, ku u ekzekutuan rapsodi Kol Murrani dhe Preng Simoni.

Edmond Përdoda u prangos pa bërë rezistence mëngjesin e së premtes nga forcat RENEA, pranë banesës së tij në fshatin Lalm i Ri në periferi të qytetit të Lezhës, ndërsa rezulton të jetë person me precedent penal i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale "Vrasja", dhe në Shqipëri, për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.

Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit. Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite, por u përballën me persona të armatosur që kishin mbjellë kanabis në tokat e tyre.

Pa pasur dijeni për atë se çfarë ndodhte në tokat e tyre në zonën e thellë malore, Aleksandër Përdoda dhe Edmond Përdoda, i kanë qëlluar me armë sapo dy shokët kanë zbuluar veprimtarinë e tij kriminale. Trupat e viktimave janë lënë në pyll për rreth 5 orë dhe janë gjetur nga djali i Preng Simonit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?