Saimir Tahiri dhe avokati i tij

Kronikë

U pranua kërkesa e Saimir Tahirit dhe u rrëzua SPAK, çështja u rikthye në apel me trupë të re gjykuese! Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë

9 Nëntor 2021, 11:42| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 11:51

  • Share

Më 28 shtator Gjykata e Lartë mori vendimin për çështjen 'Tahiri'. U pranua kërkesa e ish-ministrit të Brendshëm për të rikthyer çështjen në apelin e GJKKO me trupë të re gjykuese. Kështu që është rrëzuar kërkesa e SPAK për rigjykim në shkallë të parë. Gjithashtu Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën Jaeld Çelës për pafajësi.

Vendimi i argumentuar i Gjykatës së Lartë është publikuar ditën e sotme. Në vendim thuhet se gjyqtarja Albana Boksi ishte në konflikt interesi pasi ka shqyrtuar çështjen e Taulant Haxhiraj në një procedim të lidhur, duke nënkuptuar kështu se trupa gjykuese kishte në përbërje gjyqtarë që s’mund të merrnin pjese në gjykim.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.

Në argumentet e saj, gjykata thekson se prokuroria i dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza. Sipas saj, gjykata gaboi pasi nuk i dha mundësinë Tahirit të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndonëse sipas ligjit mund të bëjë rikualifikim ndryshe të veprës penale, por duke i dhënë mundësinë të pandehurit të paraqesë argumentet e tij.

Kujtojmë se SPAK kishte  kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i apelit të GJKKO për rigjykim të Tahirit, ndërkohë që vetë ish ministri kërkon ndryshimin e vendimit të Apelit dhe kthimin po në këtë shkallë me trupë tjetër gjykuese. Relator i çështjes është gjyqtari Ilir Panda, ndërkohë që Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe janë anëtarë të Trupit Gjykues.

Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. 

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plote

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetar: 09/11/2021 14:25

    Sot, GjK dhe proven me bindese te asgjesimit te ashtuuajtures reforme ne drejtesi dhe afirmimin e reformes se vertete, asaj te kapjes totale te shtetit nga organizata politike nen drejtimin e Rames. Sot, memeceve politik te kapur me presh ne dore u erdhi goja. Ndersa tellalleve nderkomberare, Soreka apo Kim, i zuri papritur heshtja, jane memece. Ish prokurori Llalla i dehu, e si duket nuk u ka dala akoma pija qe te komentojne per nje skandal te tille. Turp.

    Përgjigju
    • Pallmall: 10/11/2021 07:34

      Kishe dyshime vlla...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?