Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj

U prek nga COVID-19, shërohet ministrja Anila Denaj: Kini besim te mjeku i familjes, janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira

25 Nëntor 2020, 13:35| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 14:24

  • Share

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja, teksa ka një apel për qytetarët, që të kenë besim te mjeku i familjes.

"Të dashur miq,

Dua të ndaj me ju rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid 19.

Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira.

Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese", shkruan Denaj. 

Denaj njoftoi se ishte infektuar me COVID në 12 nëntor. Ajo u karantinua në banesë për shkak se kishte një formë të lehtë të virusit.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Shqipëri/ 644 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! Ndërrojnë jetë mjeku i QSUT-së dhe pedagogia e Universitetit të Tiranës


B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • DOGANA VLORE: 25/11/2020 19:37

    Te shkuara Znj Ministre.Jeni ministrja me e mire dhe me e suksesshme

    Përgjigju
  • Gjethi: 25/11/2020 15:30

    Shiko doganen se gazheli po shqyen traun e kakavijes dhe kapshtices

    Përgjigju
  • Aspirina: 25/11/2020 14:48

    Z.ministre doktoret ty te kane nejt gati se te kane frike dhe jo ndergjegje,sepse ne popullin e thjeshte na presin ftofte dhe nuk ju plas fare vetem nese fusim doren ne xhep ndryshon situata.

    Përgjigju
  • administrata: 25/11/2020 14:09

    Zonja Denaj si shpjegohet qe ne qe punojme ne administrate nuk na i bejne testin pas 14 ditesh,kurse ju e paskeni bere???Apo ligji nuk eshte i njejte per te gjithe.???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?