Spitali i Durrësit

Sociale

U prek nga meningjiti akut, humb jetën 17-vjeçarja nga Durrësi! Familjarët dhe mjekët që e asistuan udhëzohen të vaksinohen

15 Dhjetor 2024, 16:43| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 20:07

  • Share

Durrës- Një vajzë e mitur ka humbur jetën në QSUT në Tiranë, si pasojë e prekjes nga meningjiti akut.

Burime nga Spitali Rajonal Durrës bëjnë me dije se ditën e djeshme, (14 Dhjetor), është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore 17-vjeçarja me inicialet N.Ç.

Pas diagnostikimit, vajza e re është konstatuar se ishte prekur nga një meningjit akut.

Në këto kushte ajo është dërguar urgjent për në Tiranë, në QSUT për një mjekim më të specializuar, por ka qenë e pamundur mbajtja e saj në jetë, pasi paraditen e sotme ka ndërruar jetë.

Gazetari i Report TV, Artur Korriku, informon se në bazë të protokollit, në të tilla raste, Drejtoria e Shëndetit Publik udhëzoi të gjithë personat që kanë asistuar të ndjerën, personel shëndetësor dhe familjarë të vaksinohen me vaksinën përkatëse, pasi është një sëmundje ngjitëse dhe e rrezikshme.

Drejt Tiranës vajza është nisur për një mjekim më të specializuar në Spitalin Infektiv, pasi gjendja shëndetësore ishte kritike, por nuk ka mundur të mbijetojë edhe pas këtij trajtimi.

Dhe për shkak se meningjiti është ngjitës, mësohet se po trajtohen me profilaksi edhe familjarët e 17-vjeçares së ndjerë, si dhe personeli mjekësor që e trajtoi atë.

Çfarë është meningjiti? 

Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin.
Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje, dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të humbasë jetën.
Shkaktues të ndezjes së cipës së trurit janë kryesisht viruset. Po ashtu edhe bakteret mund të shkaktojnë meningjitin.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?