Foto ilustruese

Kronikë

U premtonin të huajve përfitimin e shtetësisë shqiptare kundrejt shumës 1000-1500 euro, arrestohen tre persona të Tiranë

20 Prill 2021, 18:21| Përditesimi: 20 Prill 2021, 18:46

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, pasi premtonin viza, leje qëndrimi e pasaporta shqiptare për shtetas të huaj, nga 1000 deri 1500 euro. Sipas policisë, të arrestuarit kanë gënjyer shtetasit e huaj, duke përfituar shuma parash në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Visa’, janë arrestuar shtetasit D. Ç., 39 vjeçe, E. A., 32 vjeç dhe A. D., 36 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Policia njofton se arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi shtetasja D. Ç. (e dyshuar si organizatore), nëpërmjet kamuflimit me një aktivitet tjetër tregtar, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë, u ka premtuar disa shtetasve të huaj pajisjen e tyre me dokumentacion si viza, leje qëndrimi dhe përfitimin e shtetësisë shqiptare kundrejt shumave të konsiderueshme që varionin nga 1000 deri 1500 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pasportë që i përket një shtetasi të huaj, një vizë e dyshuar e falsifikuar, dy aparate celular dhe dokumente të ndryshme në funksion të aktivitetit kriminal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi i dokumentave", “Falsifikimi i vulave stampave, formularëve ose vizave”, “Fshehja e të ardhurave" dhe "Shpërdorim detyre”, në ngarkim të 3 shtetasve të lartpërmendur.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?