Foto ilustruese

U premtonte karta të klonuara bankare, arrestohet 23 vjeçari në Tiranë akuzohet se mashtroi online 100 shqiptarë dhe të vendeve BE! 60 mijë euro fitimi

22 Korrik 2023, 08:56| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 15:47

  • Share

Një 23 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se nëpërmjet platformave online u premtonte karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare

"Nga verifikimet e kryera ka rezultuar, se për një periudhë 1-vjeçare, janë mashtruar ne platforma online rreth 100 shtetas te ndryshëm në shtetin Shqiptar dhe të vendeve të BE-së, duke ju reklamuar se do ju shisnin karta bankare të klonuara, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me keste. Shumat e përfituara nga autorët nga kjo veprimtari, arrijnë shifrën e 60 mijë eurove." informoi sot policia e Tiranës.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. F., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Operacioni policor i koduar "X-Card" u finalizua pas një hetimi disamujor. Hetimet kishin nisur pas informacioneve të marra se disa shtetas, reklamonin dhe premtonin se do shisnin në platforma online, karta bankare të klonuara.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • petrit: 22/07/2023 13:38

    Hallall plako. Mire ua ke bere atyre HAJDUTEVE. Lirojeni djalin.

    Përgjigju
  • ana: 22/07/2023 10:41

    A e dinin bleresit se kartat ishin te klonuara, pra te vjedhura? Nese po, duhen denuar edhe bleresit qe paguan 60 mije euro. pasi kane blere nje mall te paligjshem dhe duke e ditur qe ishte i vjedhur, pra i perkiste dikujt tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?