Evis Kushi dhe Akademia e Studimeve Albanologjike

U premtua pavarësi e punësim i plotë i personelit të ‘Albanologjisë’, Kushi i përgjigjet ASA-s: Për njësitë kërkimore do të vendos Akademia e Shkencave! Së shpejti transferoheni!

30 Gusht 2023, 12:07| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 16:51

  • Share

Ka kaluar 3 muaj pas Vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e saj pranë Akademisë së Shkencave. Senati i ‘Albanologjisë’, i cili prej fillimit e kontestoi vendimin, duke e çuar edhe në Gjykatë, pati karshi kësaj ‘shkrirje’ disa pika të paqarta, për të cilat i shtroi gjatë muajit korrik disa pyetje  Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, që është edhe dikasteri i linjës që ndoqi procesin. Në përgjigjen që mban vulën e ministres Evis Kushi, duket se premtimet e 31 majit, ku u liheshin kompetencat studiuesve të ASA-s për organizmin e punës kërkimore, nisin të deformohen.

Në pikat e para që lidhen me njësitë e kërkimit-studimor (që sipas ligjit 53/2019 janë me afat 2-vjeçar), Ministria e Arsimit sqaron se do të ngrihen sipas nevojave dhe po ashtu, sipas nevojave do të vendoset nëse do të jenë afatshkurtër apo afat gjatë. Duke shtuar se do të jetë Akademia e Shkencave autoriteti kompetent që do të vendos për riorganizimin dhe krijimin e tyre.

Ndërsa sa i përket paqartësisë së Senatit, për transferimin e administratës së ASA-s, Ministria e Arsimit shpjegon se njësitë kërkimore do të vijojnë më tej punën në Akademinë e Shkencave.

Aktualisht në Akademinë e Studimeve Albanologjike vijojnë punën 5 institute kërkimi si Instituti i Arkeologjisë , Inst. i Gjuhësisë dhe letërsisë, Inst. i Historisë, Qendra e Enciklopedisë Shqiptare.

Në Akademinë e Studimeve Albanologjike janë afro 100 studiues shkencorë, Ministria e Arsimit pat premtuar në 31 maj se i gjithë personeli bashkë me bazën materiale do të transferoheshin në ASH. Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, po ashtu në një intervistë për Report tv, deklaroi se nuk do të ketë të pushuar, ndonëse njësitë kërkimore afatshkurtër i bëjnë studiuesit e ASA-s skeptik lidhur me angazhimin e plotë të tyre.

 ASA çdo vit boton mbi 50-60 monografi shkencore. Me ndryshimet e reja, studiuesit kanë të paqartë vazhdimin e punës kërkimore për 60 projektet ndërkombëtare, ndër të cilat 32 projekte arkeologjike janë në bashkëpunim me të huaj. ASH ka premtuar vijueshmërinë e tyre duke i lënë studiuesit të pavarur.

ASA drejtohet përkohësisht nga gjuhëtari Valter Memisha, pas dorëheqjes së drejtorit të saj, studiuesit Luan Përzhita, pas shpërfilljes së vendimit të Senatit të ‘Albanologjisë’, për të vijuar punën të pavarur nga Akademia e Shkencave.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?