U premtuan se do i çonin në Tiranë, por u morën 500 euro dhe i goditën me thikë, kapen hajdutët që grabitën emigrantët (VIDEO)

18 Gusht 2020, 09:02| Përditesimi: 18 Gusht 2020, 09:18

  • Share

TIRANE-Policia ka arrestuar 2 hajdutë, ish-të dënuar më parë, pasi grabitën dhe dhunuan 4 emigrantë nga vendet e lindjes.

Ronaldo Mehmeti 20 vjeç banues në fshatin Moravë dhe Ergin Brami 25 vjeç nga Vlora në datë 2 gusht i ndihmuan 4 emigrantët që të kalonin kufirin nga Greqia dhe më pas i morën me makinë duke u  premtuar se do t'i transportonin drejt Tiranës.

Por në afërsi të fshatit Drenovë dy të rinjtë u kanë vjedhur me dhunë 500 euro, si edhe goditën me thikë njërin prej tyre i cili u dërgua në spital.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • justice: 18/08/2020 15:30

    Po ajo Rita Ora pse nuk vjen me pushime te ne .... hahahahahaaaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?