Parlamenti Europian në Strasburg i dha dritën jeshile me 419 vota pro, 204 kundër dhe 46 abstenime rezolutës për të ardhmen e mbrojtjes evropiane, i cili fton BE-në të veprojë urgjentisht për të garantuar sigurinë e tij, duke kërkuar që përgjigjet ndaj rreziqeve të jashtme të jenë "të ngjashme me ato në kohë lufte" dhe mirëpret planin e Riarmatimit të Evropës, të propozuar nga Presidentja e Komisionit Ursula Von Der Leyen, me vlerë 800 miliardë euro.
Shefja e Komisionit Europian do ta prezantojë zyrtarisht planin për riarmatosjen e evropës në datat 20 dhe 21 mars në mbledhjet e komisionit ku pritet të formalizohen hapat e mëtejshëm të këtij plani.
Komente
