U prezantua te Metz, drejtori i Partizanit konfirmon: Skuka shitja më e shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar

24 Janar 2023, 12:40| Përditesimi: 24 Janar 2023, 16:06

  • Share

Xhuliano Skuka është konfirmuar si shitja me e shtrenjtë ndonjëherë nga Superliga shqiptare. Për Report TV drejtori sportiv i klubit të Partizanit Elton Marini thotë se Metz në Francë do pagujë 1.4 milionë euro për transferimin e sulmuesit 24-vjeçar.

Metz ka pranuar të paguajë menjëherë 1 milionë euro, ndërsa 400 mijë të tjera parashikohen në formë bonusesh. Sakaq Partizani ka arritur të mbajë edhe 20% të kartonit në rast se shitet në të ardhmen. Shitja më e shtrenjtë para Skukës në Superligë ishte Peter Olayinka nga Skënderbeu te Gent në Belgjikë për 1.1 milionë euro. Sa i takon Skukës të hënën ai u prezantua zyrtarisht te Metzi ku deklaroi se është shumë i lumtur dhe mezi pret të debutojë. Në Francë dibrani do fiotojë afërsisht 320 mijë euro në sezon, ndërsa ka firmosur për 2 vite e gjysmë.

Sakaq Superliga shqiptare rikthehet të mërkurën me 2 ndeshje për javën e 18 ku Vllaznia do kërkojë fitoren e tretë radhazi, por këtë herë kundër Bylisit.

“Një sukses nuk zgjat më shumë se 10 minuta. Duhet të fokusohemi të ndeshja e ardhshme sepse unë e di shumë mirë se sa do suksese të ketë sapo të vijë një e keqe shumëzohen me zero,"-u shpreh Mirel Josa, trajneri i Vllaznisë.

Sfida tjetër e së mërkurës do të jetë mes Laçit dhe Kastriotit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?