Stadiumi i Peqinit

U prish akordi me Erzenin, shqiptaro-australiani investon në Kategorinë e Dytë

29 Korrik 2023, 10:29| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 10:30

  • Share

Shkumbini në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar ka një investitor të ri. Ali Kasa ka marrë frenat e klubit duke qenë aksioneri kryesor, me qëllimin për të ringritur peqinasit në elitën e futbollit shqiptar. Pasditen e djeshme, Kasa është prezantuar në klub nën prezencën e kreut të bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi dhe drejtuesve të ekipit.

I pranishëm ishte edhe trajneri i ri, Hetlem Çapja si edhe Haki Çekiçi që mban rolin e drejtorit teknik, si edhe drejtues të tjerë. Pak ditë më parë Kasa u prezantua si presidenti i Erzenit në Superligë, teksa një mosmarrëveshje me Shoqatën e Futbollit në Shijak bëri që Kasa të ndërronte mendim, për shkak të kalimit të afateve ligjore të kaluara.

Tanimë në Peqin do ketë afrime të reja, me skuadrën që pritet të jetë konkurruese. Ali Kasa prej vitesh ka zhvilluar bizneset në Australi dhe vende të tjera, teksa ka zgjedhur në investojë në futbollin shqiptar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?