Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi

Kronikë
Top 24

U procedua për bllokimin e rrugëve, Voltana Ademi: Kësaj i thonë 'don qorri sy me pa'

11 Prill 2018, 11:43| Përditesimi: 11 Prill 2018, 11:46

  • Share

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar pas procedimit penal në gjendje të lirë ndaj saj, pas protestës së 5 prillit, ku opozita dhe qytetarët bllokuan rrugën në Milot. Në shenjë protestë kundër rritjes së taksave dhe tarifës në Rrugën e Kombit, protestuesit dogjën goma.

Lidhur me këtë masë, kryebashkiakja e Shkodrës, thotë se një procedim i tillë është i turpshëm. Ajo shprehet se askush nuk mund të ndalojë lirinë e shprehjes dhe se, sipas saj, të gjithë kanë qenë të lajmëruar për protestën e opozitës. “Kësaj i thonë ‘don qorri sy me pa’. Komunizmi ka marrë fund njëherë e mirë edhe pse bijtë e tyre janë akoma sot”, shprehet Voltana Ademi.

Komento

Komente

  • Lavdosh: 11/04/2018 19:31

    Cfare llogjike paska kjo! Qenka edhe Kryetare e Bashkise. Cdo shoqeri ka ligje qe duam apo nuk duanm ne duhen zbatuar. Nje nga ato eshte leja per proteste. Te dalesh kunder ketyre ligjeve me dashje do te thote je i ndergjegjshem per cfare po ben, dhe duhet te jetosh me konsekuencat

    Përgjigju
  • Sula: 11/04/2018 15:44

    Lum Shkodra qe te ka zgjedh e meriton dhe per fjalorin qe perdor

    Përgjigju
  • Tani: 11/04/2018 14:44

    Po moj tana por per qorrin vdes fare ti

    Përgjigju
  • Edukate: 11/04/2018 13:05

    Si mund të bëjë kryebashkiake një që përdor shprehje të tilla.....po ato që nuk shohin me të vërtetë si do ndihen!!??? Turp po s'ke kujt t'ia thuash!

    Përgjigju
  • Miri: 11/04/2018 12:11

    Rama filloje hakmarrje politike te rivalit. politik CFARDO TE BEJE RAMA TRASHIGUESVE TE ISH DIKTATURES SHKODRANET NUK JA JAPIN VOTEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?