Futbollistja e ekipit kombëtar të grave të Spanjës, Jennifer Hermoso, ka thënë të premten se u ndje sikur ishte sulmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales, kur ai e puthi me forcë atë pas finales së Kupës së Botës.
“U ndjeva e cenuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskulinor; një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë s’u respektova”, tha Hermoso në një deklaratë në rrjetet sociale më 25 gusht.
Veprimi i Rubiales ka shkaktuar polemika të mëdha në Spanjë dhe më gjerë, si dhe thirrje për dorëheqjen e tij.
Qeveria spanjolle ka nisur procedura ligjore ndaj 46-vjeçarit, ndërsa shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka nisur procedurë disiplinore ndaj tij.
Lajmi kryesor:
Puthi në buzë lojtaren, Rubiales refuzon të japë dorëheqjen! Futbollistet bëhen bashkë refuzojnë të luajnë nëse nuk shkarkohet
G.MO/ReportTv.al