Vrasësi i boksierit shqiptar, 34 vjeçari Huseyin Akkurt është dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata e Bielefeldit.
Sipas mediave gjermane, mësohet se vendimi për vrasjen e Besar Nimanit 39 vjeç, është marrë ditën e sotme, ndërsa kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 9 mars të 2024-ës në qytetin e Bielefeldit.
Dy burra i prenë rrugën dhe e qëlluan për vdekje me të paktën 16 plumba. Në lidhje me vrasjen është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i të pandehurit, Aymand Dawoud Kirit.
Mediat gjermane ka thënë se të shtënat me armë ishin një atentat i mirëmenduar pasi seancat janë mbajtur nën masa të rrepta sigurie ku oficerë të një skuadre policie rrethonin ndërtesën çdo ditë që mbahej seanca gjyqësore.
Gjithashtu, gjykata rajonale është shprehur se burgimi i përjetshëm në gjermani nënkupton heqje të lirisë për një periudhë të pacaktuar, të paktën për 15 vjet, ndërsa pas kësaj periudhe mund të pezullohet vendimi.
Komente
