Ramush Haradinaj

U qëllua me armë zjarri, flet familjari i Ramush Haradinajt: Babai me djalin e tij më kërcënuan, pastaj më plagosën prapa shpinës! Si nisi sherri

11 Tetor 2020, 12:48| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 12:55

  • Share

Mustafë Ahmetxhekaj, familjari i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u plagos një ditë më parë në Pejë, ka folur në lidhje me këtë ngjarje, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë problem me të dyshuarin që qëlloi drejt tij.

Ai thotë se me personin që ka gjuajtur drejt tij ka qenë një një sallë fitnesi dhe se ai bashkë me babain e tij e kërcënuan para se ta qëllonin.

“Unë kam qenë cak i sulmit. Me personin që ka gjuajtur, kemi ushtru me një sallë bashkë, fitenes. Unë isha në gjelltore duke ngrënë bukë, ka ardhë djali, u përshëndetëm, i thash hajde e pijmë ka një kafe edhe i diskutojmë disa gjëra….Nuk u ul e kanë një autoshkollë ma larg, erdhën më babin e tij edhe më kërcënuan…Ju thash a po më leni ta ha bukën, kur jam çu me hyp në kerr babai i i tij ma ka drejtu pistoletën”, ka treguar Ahmetxhekaj për gazetën ekspress.

Ai mohon se ka pasur në të kaluarën probleme me të dyshuarin.

I thash gjuaj dhe e shava, aty kanë qënë policia prezent, veç kur kanë kris pas shpinës. Dy plumba në këmbë dhe në prapanicë. Hala jam në Spitalin e Pejës…Telashe jo telashe, konfrontim sikur djemt e ri, ai është djalë i ri i vlon gjaku, deshta me i thanë ulu me bisedu, qysh e kanë zanat me folë e me sha. Paj për mua është absurditet, e kam një të kalume të madhe, me gjujt njerin pas shpinës… Absolut i pastër jam, kur mi ka jep plumbat jam ra në tokë, ma ka bo e more Mustafë e a po e sheh?…Djali është në arrati, qaty janë konë policia në vendin e ngjarjes”, vijon rrëfimi i tij.

Në drejtim të tij u shkrepën disa plumba, dy nga të cilët përfunduan në këmbën e tij dhe një në të pasme. I plagosur mbeti edhe një kalimtar i rastit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?