David Amess, deputet i Partisë Konservatore

Bota

U qëllua me thikë gjatë një takimi elektoral, ndërron jetë deputeti britanik

15 Tetor 2021, 16:32| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 04:21

  • Share

David Amess, deputet i partisë konservatore, partia e Boris Johnson, u godit me thikë disa herë gjatë një takimi elektoral në Essex të Britanisë së Madhe. Ai ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

David Amess  u vra gjatë një takimi me zgjedhësit e tij në zonën e tij elektorale në një kishë në Essex. Një burrë që ishte pjesë e takimit elektoral e sulmoi deputetin britanik në mënyrë të përsëritur duke i marrë jetën. Deputeti ndërroi jetë në spital edhe pse mjekët u përpoqën ta mbanin atë në jetë.

Vrasësi 25-vjeçar u arrestua, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Nuk dihen ende se cilat janë arsyet që qëndrojnë pas sulmit të tij, por dyshphen se mund të jenë për akte terroriste.

David Amess , 69 vjeç, i martuar dhe me pesë fëmijë, u zgjodh për herë të parë në Parlament në 1983. I dekoruar me titullin Sir, ai kurrë nuk kishte mbajtur poste qeveritare.  Deputetët britanikë mbrohen nga agjentë të armatosur kur janë brenda Parlamentit, por ata nuk shoqërohen jashtë.

Ora 04:14
Vrasja e deputetit konservator David Amess/ Sulm i organizuar terrorist

Deputeti britanik David Amess u godit me thikë disa herë në një operacion elektoral në Leigh-on-Sea në Essex mesditën e së premtes.

Policia Metropolitane tha se kishte "një motivim të mundshëm të lidhur me ekstremizmin islamik".

Një 25-vjeçar britanik u arrestua në vendngjarje nën dyshimin për vrasje dhe policia tha se nuk po kërkonte askënd tjetër për vdekjen.

Si pjesë e hetimit, oficerët aktualisht po kryejnë kërkime në dy adresa në zonën e Londrës.

Forcat policore besojnë se 25-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk është raportuar në media ka vepruar vetëm, por hetimet për rrethanat e incidentit vijojnë.

Policia njoftoi shtypin se autori është në paraburgim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elgert Vladi: 16/10/2021 08:27

    ...Eshte cmenduri te kushtezosh dijen nga politika!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?