Administratori i një portali në qytetin e Fierit, Xhoel Osmënaj ka mohuar që vajza të jetë mollë e sherrit, e ndërsa shprehet se nuk i njeh Anxhelo Bardhin dhe Daniel Ristën. Ai shprehet se nuk janë konfliktuar më herët dhe se nuk e di se përse e kanë qëlluar.
"Nuk kemi pasur një konflikt të mëparshëm, na prenë rrugët ku mblidheshim me gazetarët për raportimet e COVID-19. Në atë moment dalin dy persona, polici dhe një tjetër që kishte një sqepar në dorë dhe filluan të thyenin xhamin e përparmë dhe të shoferit dhe më pas po më qëllonin edhe mua po mundohesh të vetëmbrohesha dhe pastaj ajo që patë vetë, pastaj erdhi patrulla e policisë. Nuk patëm asnjë debat. I njihja thjesht si fytyra. Nuk më kanë ndjekur më herët, na prenë makinën dhe na goditën. Vajza që kisha në makinë është e afërmja ime, nuk ka lidhje me këtë çështje", tha Osmënaj.
Lajmi kryesor:
Motra e shokut 'mollë sherri', SHÇBA arreston policin që dhunoi administratorin e portalit në Fier...ndërhyri për të ndihmuar mikun (VIDEO)
B.K./b.ha./ReportTv.al