U raportua e humbur në plazhin e Spillesë, gjendet nga policia 3-vjeçarja

9 Korrik 2023, 20:40| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 20:51

  • Share

Një fëmijë 3 vjeçe e cila ishte raportuar e humbur në plazhin e Spillesë është gjetur nga policia e shtetit. Sipas policisë gjetja e fëmijës u kryer brenda pak minutave.

‘Gjendet brenda pak minutave nga Skuadra e Njësisë Policore Detare që monitoron vijën bregdetare në qarkun Durrës, një e mitur 3 vjeçe që u raportua e humbur nga prindërit e saj, në plazhin e Spillesë.

Policia Kufitare e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Skuadrat e Njësisë Policore Detare që operojnë në qarkun Durrës, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe ardhjes në ndihmë të qytetarëve dhe pushuesve në nevojë, rreth orës 17:00 kanë marrë njoftim nga një shtetas nga Elbasani, i cili po pushonte me familjen në plazhin e Spillesë, se vajza e tij 3-vjeçare kishte humbur kontaktet me prindërit dhe nuk po e gjenin dot.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe patrullat tokësore, menjëherë kanë nisur kontrollin përgjatë vijës bregdetare dhe si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare nëpërmjet Jet Ski, brenda pak minutave bënë të mundur lokalizimin e 3-vjeçares që lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare.

Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar 3-vjeçaren tek prindërit, të cilët falënderuan Policinë për reagimin e menjëhershëm për gjetjen e saj.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin e sigurinë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me patrulla nga toka dhe deti, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë për pushuesit, vizitorët e turistët.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxxx: 10/07/2023 08:16

    Te arrestohet mamaja e femijes dhe per femijen mund te adoptojn ne nje familje te rregullt..

    Përgjigju
    • Xxxxxxx: 10/07/2023 10:14

      Eh cfar pergjigje mund te jap ,ti je nje kokerr injoranti ..pill dobica dhe lesho rruges I thon kesaj..yyttrrac e poshter yytt mos befshi hajer qe lini nje minoren ne mes te plazhit vetem yyytt ..vetem ne kopshtin zollogjik e keni vendin ..

    • XXXFcku: 10/07/2023 09:13

      Me siguri ti qe ben keto komente ose nuk ke femije ose nqs ke nuk merresh fare se mamaja mund te kete femije te tjere ta kete kujdesin ne disa persona, mund te kete 1 burre dembel si 90% e meshkujve qe shikojne telefonin se sa te cohen nga cadra.

  • Hshsj: 09/07/2023 20:59

    Shume te deshperuar per te rregulluar imazhin e ndyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?