12-vjeçari që u raportua i humbur nga familjarët

Kronikë

Trafikonte 12-vjeçarin, arrestohet 50-vjeçarja në Sarandë! I mituri u raportua i humbur nga familjarët në Tiranë një ditë më parë

6 Korrik 2021, 22:25| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 22:35

  • Share

12-vjeçari me inicialet R.T, i cili u raportua i humbur nga familja një ditë më parë në Tiranë, është gjetur në Sarandë ditën e sotme.

Bëhet me dije se ai është trafikuar nga një 50-vjeçare me inicialet B.M.. 50-vjeçarja u arrestua pasditen e sotme, rreth orës 14:30, ndërsa të tjera detaje në lidhje me ngjarjen janë ende të paqarta.

Familjarët e 12-vjeçarit denoncuan humbjen e tij, ku babi i tij tha se ishte larguar nga shtëpia pa lajmëruar.

Ndërkohë Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • 136: 07/07/2021 01:59

    e gjeni dot se ku do e trafikonte>? sepse fmijet e moshes se djalit ne fjal jan te preferuarat ne ritet satanike ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?