Burime për Report Tv bëjnë me dije se Valdete Mamaj, u vra me thikë në zemër nga burri i saj i cili ka pranuar edhe krimin. Fillimisht Petrit Mamaj, lajmëroi vëllain e tij efektiv policie se gruaja e tij kishte kryer vetëvrasje, por pas ekspertizës, është zbuluar se ajo ishte vrarë dhe gjuajtja fatale ishte një goditje me thikë në zemër. Më pas e ka qëlluar edhe disa herë të tjera. Ai ka pranuar në polici se e ka kryer ai krimin! ‘Po unë e vrava, e bëra për xhelozi’ mësohet të ketë thënë ai para policisë.
Lajmi kryesor:
U raportua si vetëvrasje në Fier, 50-vjeçarja Valdete Manaj u vra me thikë nga burri! Pasi i mori jetën, shkoi në kafe për të krijuar alibinë mbrojtëse! 56-vjeçari pranon krimin: Isha xheloz
M.Q./ReportTv.al