U rikthye në detyrë pasi u infektua nga COVID-i/ Mjeku Dhimitër Kraja: E ndjeva si detyrë! Shifrat arritje për Shqipërinë, por respektoni masat (VIDEO)

21 Maj 2020, 09:00| Përditesimi: 21 Maj 2020, 09:36

  • Share

TIRANË- Mjeku Dhimitër Kraja u rikthye në punë, edhe pse kishte vite në pension. Detyra e thërriste më shumë se kurrë dhe ai zgjodhi që të mos zgjidhte rehatinë, në një kohë lufte me një armik të padukshëm. Ai nuk i shpëtoi infektimit nga koronavirusi, por sërish nuk u tërhoq. 

Sot, kur vendi duket se është drejt fitimit të kësaj beteje, ai ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm, ku kryefjalë është respektimi i masave deri në shuarjen e plotë të kësaj pandemie.

“Kur pashë që erdhi vala e pandemisë tek ne e ndjeva që e kisha për detyrë të bashkohesha me stafin, që po bënin punë të vështirë, të paparë, e kam nderin që jam i atashuar për këtë problem kolegeve të mi që në çdo njësi të Infektivit, nga Urgjenca tek Reanimacionit, apo Reanimacionit shtesë që u bë, që shërbimi të ishte perfekt dhe në fakt asnjë person nuk mbeti pa marrë ndihmën e duhur siç i takonte. Është arritje e popullit që nuk pati deri tani ngjarje të renda, shifra të mëdha, komplikacione të jashtëzakonshme, raste që u braktisën, apo që nuk iu dha ndihma, kjo është një arritje dinjitoze e Shqipërisë, mjekësisë shqiptare. Këto arritje të nivelit me çdo shtet tjetër në bote nuk duhet të prishen, se filloi të çliroheshim nga rregullat racionale e te logjikshme, të dalin siç po shikojmë që turma njerëzish dalin pa maska, nuk respektohet distancimi social, kujdesi duhet të jetë i vazhdueshem, deri në shuarjen e epidemisë, që do të përcaktohet pastaj në rrugë shkencore dhe shtetërore”, shprehet Kraja.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?