Vangjush Dako

Kronikë

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako përfundon dënimin, nga sot qytetar i lirë

26 Shtator, 09:25| Përditesimi: 26 Shtator, 10:07

  • Share

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është zyrtarisht qytetar i lirë. Ishte Apeli i GJKKO-së që vendosi më datë 16 shtator, dënimin e Dakos me 2 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Duke përllogaritur të gjithë ditët që ish-krybashkiaku ka qëndruar nga paraburgim dhe më pas në ‘arrest shtëpiak’ gjatë gjithë procesit të hetimit, atij i mbetën për të kryer në total dhe 10 ditë burg.

Në momentin që në shtëpinë e tij mbërritën agjentët për të ekzekutuar masën e sigurisë, ish-kryebashkiaku pati përkeqësim të gjendjes shëndetësore me simptoma aritmie, gjendje ankthi dhe probleme me hernien diskale. Për këtë arsye ai u shtrua për 4 ditë në repartin e infektivit në QSUT. Referuar Kodit Penal, çdo ditë në spital është e barabartë me 1 ditë burg.

Dhe pse u raportua se më datë 21 shtator, Dako la ambientet e spitalit të Infektivit dhe u shoqërua për në qeli për të shlyer ditët e mbetura, ai nuk ka kaluar asnjë ditë i izoluar pasi Drejtoria e Burgjeve i dha leje për korrektësi dhe sjellje të mirë.

Dako u arrestua në 6 qershor 2023. Ai u lirua në shkurt të vitit 2024 pasi i kaloi afati i paraburgimit dhe prej asaj kohe ka qëndruar në ‘arrest shtëpie’. Më 25 nëntor të 2024, GJKKO vendosi që ta dënonte me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste.

Vangjush Dako u dënua për shpërdorim detyre në 2 raste, në kohën që ushtronte postin e kryetarit të bashkisë së Durrësit. Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati 12 vite më parë në Durrës, që u shemb nga tërmeti i vitit 2019. Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe kishin hyrë banorët, duke legalizuar 4 kate pa leje. Po kështu dhe vetë ndërtimi nuk ishte bërë sipas projektit të miratuar nga Bashkia Durrës.

Ndërsa rasti tjetër i shpërdorimit të detyrës nga Dako lidhet me abuzimin me tenderin për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, të zbuluar nga KLSH, që I shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Vangjush Dakos i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë pesëvjecare.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • John: 26/09/2025 10:21

    Kaq ishte?

    Përgjigju
  • Popullë painteres.: 26/09/2025 09:39

    Më në fund drejtësia tregoj 'korektesën, dhe forcën e ligjit edhe për 1 minutë.Kjo është drejtësia që sduam ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?