U rikthye pas dëmtimit të gjatë, Ramos e pëson si Messi dhe Neymar! Tifozët s’e kursejnë

4 Prill 2022, 15:26| Përditesimi: 4 Prill 2022, 15:27

  • Share

Sezoni i parë i Sergio Ramos me Paris SG ka lënë për të zhgënjyer në aspektin e prezencave, pasi qendërmbrojtësi ka munguar për një periudhë shumë të gjatë. Dy muaj nga hera e fundit që ishte në fushë morën fund këtë fundjavë kur spanjolli hyri si zëvendësues me Lorientin.

Gjithsesi rikthimi ka qenë tepër i vështirë, pasi tifozët, ashtu si Neymar dhe Messi-n, e kanë vërshëllyer. Edhe pse udhëheqin kampionatin tifozët e Paris SG janë të pakënaqur sidomos me eliminimin nga Champions League.

Me fitoren e djeshme 5-1 PSG-ja kryeson Ligue 1 me 12 pikë më shumë se Marseja ndjekëse.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?