James Rodriguez

U 'ringjall' sërish në Kupën e Amerikës, James Rodriguez dëshiron të kthehet në Evropë! Dikur vlente 80 milionë euro, sot vetëm 5

23 Korrik, 22:30| Përditesimi: 23 Korrik, 22:31

  • Share

James Rodriguez ka ndërprerë kontratën me Sao Paulon dhe dëshiron të kthehet në Evropë.

Lojtari më i mirë i Kupës së Amerikës dëshiron të kthehet në Evropë. James Rodriguez luajti shumë mirë për Kolumbinë dhe riktheu paraqitjet e vjetra, por gjithashtu tregoi se mundet dhe mund ta bëjë më mirë nëse dëshiron.

Tani fokusi i tij është qartësisht në 'ringjalljen' e një karriere dikur të suksesshme, e cila është zbehur ndjeshëm vitet e fundit. Rodriguez tanimë ka ndërprerë kontratën me gjigantin brazilian  Sao Paulo, me synimin për t'u rikthyer në Evropë në moshën 33-vjeçare, ku luajti për Porton, Monacon , Real Madridin, Bayern Munich, Everton dhe Olympiacos.

Dikur, ylli kolumbian kapte vlerën e 80 milionë eurove në treg. Sot vlerësohet vetëm pesë milionë euro. Se ku do të vazhdojë karrierën Rodriguez është e paqartë. U përmendën disa klube si Atletico Madrid, Everton dhe shumë klube të tjera.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?