Presidenti Bajram Begaj

Politikë

U rizgjodh kryeministër i Australisë, Begaj uron Antonio Albanesen: Krenarë që një udhëheqës me rrënjë arbëreshe është në krye të një vendi kaq të madh 

4 Maj, 10:27| Përditesimi: 4 Maj, 10:29

  • Share

Presidenti  Bajram Begaj uroi sot kryeministrin e rizgjedhur të Australisë, Antonio Albanese, i cili fitoi një mandat të dytë për të drejtuar vendin. Në një postim në X, presidenti shprehet se ndihet krenar që një udhëheqës me rrënjë arbëreshe drejton një vend kaq të madh. 

Begaj përmend gjithashtu edhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. 

“Urime Kryeministër Antonio Albanese për rizgjedhjen tuaj!

Teksa Shqipëria dhe Australia gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore, jemi krenarë të shohim një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh dhe njërit prej partnerëve tanë.

Urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.” - shkroi Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në X.

Postimi i Begajt

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Llaqka: 04/05/2025 10:55

    Sheqer emo qysh jini o? Te embel ta bej mo apo e do shqeto sote?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?