Aleksander Ceferin, kreu i UEFA-s

U rizgjodh në krye të UEFA-s, Aleksandër Ceferin kundër Superligës: Ata janë kartele

5 Prill 2023, 12:47| Përditesimi: 5 Prill 2023, 12:48

  • Share

Aleksandër Ceferin do vijojë të jetë presidenti i UEFA-s për mandatin e tretë 4-vjeçar. Në Kongresin e mbajtur në Lisbonë, 55 anëtarët e futbollit evropian konfirmuan sllovenin, teksa vetë Ceferin në fjalën e tij ka sulmuar idenë e Real Madridit, Juventusit dhe Barcelonës për "Superligën e Europës".

"Ka klube që po e menaxhojnë veten në mënyrë të pamatur. Ne mbështetemi në meritat sportive. Nuk ka vend për kartele në futbollin europian. Futbolli nuk është pronë e askujt, në realitet i përket të gjithëve. Interesi i përgjithshëm duhet të jetë më i madh se interesi individual i tre klube. Ata që promovuan këtë projekt thonë se duan të shpëtojnë futbollin. Superliga është kthyer si personazhi i Kësulëkuqes: një ujk me veshjen e një gjysheje. Me kë po tentojnë të tallen? Ata janë kartele mbi meritokracinë dhe demokracinë. Janë paratë mbi trofetë. Ligat kombëtare duhet të vazhdojnë të jenë gurët e themelit të futbollit. Ne kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të mbrojtur modelin”, theksoi Ceferin.


Lajmi kryesor:

Kandidati i vetëm, Ceferin konfirmohet në krye të UEFA-s për mandatin e tretë! Armand Duka rizgjidhet në KE


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?