Sali Berisha, Remzi Hoxha dhe Sllobodan Millosheviç

U rrëmbye dhe u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës, emri i një rruge në Tiranë merr emrin Remzi Hoxha

30 Prill, 09:11| Përditesimi: 30 Prill, 14:36

  • Share

Këshilltarët socialistë kanë propozuar emërtimin e një rruge në kryeqytet me emrin e Remzi Hoxhës. I lindur në Shkup, Remzi Hoxha, kishte qenë një biznesmen dhe një aktivist për çështjen etnike shqiptare në Kosovë, por ishte larguar për në Shqipëri për t'i shpëtuar persekutimit nga regjimi jugosllav. Por pastaj, më 21 tetor 1995, ndodhi tragjedia.

Ai u rrëmbye në qendër të Tiranës nga agjentët e SHIK-ut, kohë kur President ishte Sali Berisha. Edhe pse ka kaluar më shumë se çerek shekulli, rrethanat e zhdukjes së tij mbeten të paqarta.

Familja e tij dhe mediat e asaj kohe akuzojnë drejtpërdrejt Sali Berishën për zhdukjen e tij. Mediat kanë publikuar dëshmi se Remzi Hoxha mori informacione se Sali Berisha do të takohej me presidentin serb Sllobodan Millosheviç, gjë që do të shihej si një tradhti ndaj çështjes shqiptare. Incidenti i dytë ishte që Hoxha pa Bashkim Gazideden, drejtorin e SHIK-ut në atë kohë, duke drekuar me shefin paraushtarak serb Zeljko Raznatoviç, i njohur ndryshe si Arkani, në qytetin shqiptar të Shkodrës – gjë që gjithashtu do të shihej si tradhti.

Gjithashtu, mediat kanë akuzuar Sali Berishën se ka thyer embargon e naftës ndaj Serbisë dhe ka arrestuar disa luftëtarëve të UÇK-së, përfshi edhe Adem Jasharin.

Ora 13:39
Këshilltarët socialistë propozojnë emërtimin e rrugës me emrin e ish-kryebashkiakut dhe ish-deputetit demokrat

Këshilltarët socialistë propozojnë emërtimin e një rruge në kryeqytet me emrin e ish-deputetit demokrat Tomor Malasi , njëherësh dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës. Përtej bindjeve politike, janë vetë socialistët ata që i propozojnë edhe këshilltarëve të opozitës që të votojnë me unanimitet për vendosjen e emrit të Tomos Malasit një rruge në kryeqytet.

Tomor Malasi ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Kuvendit gjatë viteve 1992- 1996.

Me zhvillimin e zgjedhjeve të para pluraliste në vend, më 31 mars 1991 Kuvendi i dalë nga këto

zgjedhje vendosi që Kryetari i Bashkisë të emërohej nga partia fituese. Në po këtë vit kryetar i

Bashkisë së Tiranës u caktua Tomor Malasi, detyrë që e ushtroi deri në vitin 1992. Ai u nda nga jeta në 08.07.2023, në moshën 87-vjeçare.

Ora 10:54
Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep sot titullin ‘Qytetar Nderi’, Ali Ahmetit

Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkak i Tiranës do të miratojë sot dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Ky titull do t’i akordohet në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Ali Ahmeti është një prej figurave më të rëndësishme në skenën politike dhe shoqërore të Ballkanit Perëndimor.

Ali Ahmeti njihet si njeriu i punëve të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai është pagëzuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë. Propozimi për shpalljen e tij qytetar nderi është bërë mbështetur në rolin e tij si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku ai luajti një rol kyç në konfliktin e armatosur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001.

Gjithashtu, në vlerësim të rolit të tij si lider i partisë BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), duke ndihmuar në përpjekjet për të zgjidhur konfliktet etnike dhe për të ndërtuar një shoqëri më të harmonizuar dhe më të bashkuar.

Kontributi i Ahmetit reflekton vlerat e përbashkëta shqiptare për respekt dhe mirënjohje ndaj atyre që kanë dhënë kontribut në promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit të shqiptarëve në politikën rajonale.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Blerime: 30/04/2024 12:38

    Remzi Hoxha jo thjesht emer rruge por eshte simbol kunder tortures prej shtetit dhe organeve te tij. Nje shesh ose permendore do qene pak per sakrificen e tij dhe memorien tone. Vendndodhja e personit ose trupit te tij jane te panjohura dhe paqarta. Jo rrethanat e ngjarjes se rrembimit. Ato jane te qarta, te provuara me deshmitare dhe dokumente dhe gjykata ka denuar pergjegjesit. Nje prej tyre, ish punonjes i SHIK, me heret ish punonjes i Sigurimit te Shtetit, autor i torturave qe kane pasuar ne humbjen e jetes, mbetet ne kerkim. Te ashtuquajturat takime tradhetare te Berishesh me Miloshecic apo Gazidede me Arkan, me gjase qene te organizuara dhe orientuar nga SHBA (DASH apo CIA). Me heret, nen nxitjen e SHBA qeverisja post 92 kishte pushuar operacionin e paraardhesve per veprimet diversive ne teojet ne ish Jugosllavi duke birgosur zyrtare si ish ministri i brendshem apo shendetesise. Ne kete kontekst ishte the thyerja e "embargo". Kuptoni qe nga 1948 deri ne 1992, Beogradi ishte streha me e madhe ne Europen Lindore per pranine e DASH/CIA dhe operacioneve te tyre perfshire ndaj Shqiperise. Ambasadori i pare i tyre ne Shqiperi ishte zv.amb ne Beograd ose kre i CIA atje. Tortura dhe vrasja e Hoxhes, deshmon nje tjeter aspekt negativ te patrajtuar. Ramiz Alia dhe klika komuniste rreth tij qellimisht krijuan me ligj Sherbimin Informativ Kombetar (SHIK) si nje organ te forte dhe represiv me idene e kontrollit dhe nen drejtimin direkt te Presidentit-Ramiz Alia. Alia o dorehoq pas zgjedhjeve 92 pas kercenimit dhe shantazhit prej SHBAve qe ate kohe mbeshtesnin haptazi PD dhe Berisha. SHIK, si instrument i tille represiv ne kompetence ekstraligjore u vu ne kontroll te Berishes, dhe vazhdimin e dime. Sesi u shendrrua ne nje organ te frikshem dhe dhunes. Bie ne sy komenti "mediat e akuzojne". Sot, media kombetare dhe prestigjoze nderkombetare akuzojne trashgimine neokomuniste dhe Edi Rama per korrupsion te nivelit me te larte te kapjes se shtetit.

    Përgjigju
  • edi: 30/04/2024 11:13

    Sa per emrat e rrugeve, si Gazidede ,Qe nuk eshte askushi,si Remzi Hoxha qe jo vetem qe s'eshte askushi por seshte as Shqiptar eshte nje turp i partive.Shqiperia ka me qindra emra patriotesh e intelektualesh qe kane kontribuar per atdheun ( jo per partite ) dhe qe e meritojne te kujtohen. Sa per ate Doktor Xhuvanin ai e meritonte vdekjen sepse me raportin mjekesorte tij i biri i Luizes vrau 5 persona te pafajshem. Njerez te tille si A:Hajdari dhe Xhuvani e 4 te vraret ne sheshin Skenderbej mund te quhen Heronj partiake por kurrsesi heronj apo deshmore te Atdheut sepse bene lufte per parite dhe jo per atdheun e popullin.

    Përgjigju
  • fredi: 30/04/2024 10:05

    Eshte pa aftesia e shtetit per te zbuluar krimet makaber te Sali non grates....ne Tirane i vihet nje rruge emir Remzi Hoxha ndersa ne Kamez i vihet nje rruge emri ekzekutorit Gazidede.....keto jane turpe Shqipetare por ske ci ben sepse dominojne tipa si ZHELAL DERZIU derr maloku injorant.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 30/04/2024 09:44

    Sali Ram Berisha agjenti shumfisht 1967,70,80..me 101 krime nga 1991 Shkodër deri 2021 Elbasan(urdhëroi Gaz Bardhin & Tropojanin Papleka për të vrarë Dr.Xhuvanin,duke krijuar bandën e PD Shtet brënda Shterëtit) të VARET TE SHESHI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?