Foto ilustruese

U rrëzua aksidentalisht pranë shtëpisë së tij, i moshuari nga Bulqiza dërgohet me helikopter drejt Tiranës

20 Shkurt 2023, 16:50| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 17:12

  • Share

Një 70 vjeçar është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar pasi u rrëzua aksidentalisht në kapanonin e makinës pranë banesës së tij në Bulqizë.

Fillimisht, i moshuari i identifikuar si S.D u dërgua në spitalin e Peshkopisë por më pas u nis me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vijon puna për të zbardhur shkaqet e plota.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?