U rrëzua në Ishëm, piloti Guidi kërkon 10 mijë eurot e lëna si garanci për të dalë nga qelia

4 Korrik 2019, 13:31| Përditesimi: 4 Korrik 2019, 18:00

  • Share

 

Dy vite më parë u rrëzua në Ishëm me avionin e tij tip Piper, piloti Italian Guido Guidi i kërkon prokurorisë shqiptare t'i rikthejë 10 mijë eurot të cilat ai i ka lënë garanci pasurore për lirimin nga qelia.

Burime për Report Tv nga grupi hetimor bën me dije se Guidi ka kërkuar paratë nëpërmjet avokatit të tij me argumentin se edhe pas dy vitesh hetimet ndaj tij s'kanë nxjerr asnjë provë që e lidhin me trafikun e drogës.

Pas rrëzimit, Guidi deklaroi për hetuesit se pësoi defekt dhe ndodhej në Shqipëri për qëllime turistike ndërsa prokuroria e hetoi atë për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Ky hetim është pezulluar sqaruan hetuesit për Report Tv, por ende dosja nuk është mbyllur pasi ata janë në pritje të letër-porosive dërguar në Itali.

Nga këto letër-porosi hetuesit pritet të marrin të dhëna për rrethin shoqëror të Guidis në Itali, shqiptarët me të cilët ai kishte kontakt dhe identifikimin e numrave të telefonit që ai fliste teksa ndodhej mbi Shqipëri.

Pas rrëzimit të avionit, Krimet e Rënda nisën një hetim dhe prangosën Guido Gudin i cili për disa ditë qëndroi në qeli e më pas u mbajt në ruajtjen e policisë shqiptare deri sa u la i lirë me garanci për të udhëtuar drejt Italisë.

Veç avionit që tashmë i është kthyer Guidit, krimet nuk gjetën asnjë provë të trafikut të kanabisit dhe sot Guido Guidi kërkon 10 mijë eurot e garancisë pasurore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?