Liam Payne

U rrëzua nga ballkoni i katit të tretë, tre të akuzuar për vdekjen e këngëtarit Liam Payne, përfshirë punonjësin e hotelit

7 Nëntor, 22:49| Përditesimi: 7 Nëntor, 22:50

  • Share

Tre persona janë arrestuar dhe akuzuar në Argjentinë në lidhje me vdekjen e Liam Payne, njoftuan sot autoritetet.

Të dyshuarit akuzohen për braktisjen e një personi që përfundoi tragjikisht, si dhe furnizim dhe lehtësim të lëndëve narkotike, tha sot në një njoftim për shtyp Zyra e Prokurorisë Kombëtare Penale dhe Korrektuese të Argjentinës. Të dyshuarit nuk janë përmendur nga autoritetet.

Ylli i One Direction vdiq pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në një hotel të Buenos Airesit më 16 tetor. Sipas njoftimit, "Payne nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm ose po përjetonte një gjendje rënieje të dukshme ose humbje të vetëdijes në kohën e rënies".

Pasi Payne ra nga ballkoni dhe vdiq, "u zbulua sjellje e paligjshme nga e cila tre persona u akuzuan për krim", thuhet në njoftim.

Autoritetet kryen nëntë bastisje këtë javë. Një nga të dyshuarit “është personi që shoqëronte artistin çdo ditë gjatë qëndrimit në Buenos Aires”. Një i dyshuar i dytë është një punonjës hoteli i akuzuar për furnizimin e Payne me kokainë, dhe një i tretë është një "furnizues i drogës".

Sipas njoftimit, prokurorët janë përpjekur të "rindërtojnë ditët në të cilat Payne po qëndronte në hotel midis 13 dhe 16 tetorit.

Autoritetet në Argjentinë thanë më herët se në momentet para vdekjes dhe në periudhën e të paktën 72 orëve të fundit, "Payne kishte vetëm gjurmë të përdorimit të alkoolit, kokainës dhe ilaçit antidepresion me recetë në trupin e tij"./KosovaPress/

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?