Foto ilustruese

Tiranë/ U gjet i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, 31 vjeçari ndërron jetë në spital! Çfarë dimë deri tani

27 Tetor, 10:44| Përditesimi: 27 Tetor, 12:48

  • Share

Tiranë-Një 31 vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën e 26 tetorit rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, shtetasi  M. Rr., 31 vjeç, banues në rrugën "Myslym Keta".

Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë”, informoi sot policia.

Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?