Për vajzat më të bukura, “Perritë” e Gorës, që u foli Hëna dhe ato e ftuan në valle, shkrimtari Namik Dokle ka dëgjuar që në fëmijëri. Njësoj si për 51 legjendat e tjera që ai i përmbledh në librin “Vallëzim me Hënën”, që u promovua këtë të enjte nga shtëpia botuese “Toena” në Akademinë e Shkencave.
“Një pjesë e madhe i kam të dëgjuara nga njerëzit me të cilët jam rritur, gjyshet, stërgjyshet etj., një pjesë nga ato balada që sot e kësaj dite këndohen e tregohen, ndërsa një pjesë nga mbetjet e fundit të legjendave në humbje. Dhe kam dashur që edhe ato që mund të humbisnin dhe ato që kanë pasur një jetëgjatësi më të madhe t’i ringjall, t’i sjell midis njerëzve, midis lexuesve, që ato perla të konstruktit shpirtëror, ku unë jam rritur të ngelen sa më gjatë”, thotë shkrimtari Namik Dokle.
Krahina e Gorës në zemër të Europës, që siç shkruan autori “banorët mendojnë se është në fund të botës”, vjen në kopertinë përmes pikturës së Pashk Përvathit, ndërsa legjendat në brendësi ilustrohen nga Dritan Nasi.Ky libër i Dokles, zgjon vlerat kulturore e shpirtërore të kësaj zone, që bashkon Shqipërinë (9 fshatra), Kosovën (18 fshatra) dhe Maqedoninë e Veriut (dy fshatra).
“Duke qenë e ndarë në tre shtete, në 9 fshatra në Shqipëri, 18 fshatra në Kosovë dhe dy në Maqedoni, sidomos në Kosovë është më e njohura se një nga yjet e flamurit të Kosovës është pikërisht për Gorën dhe goranët. Ne duhet të bëjmë diçka më shumë. Për shembull këto legjenda botohen për herë të parë, shohin dritën e diellit për herë të parë, kurrë nuk janë shkruar në ndonjë libër, transmetuar në ndonjë radio apo televizion, kështu që dhe unë kam dhënë një kontribuit që ato të mos vdesin”, thotë Dokle.
Gora, siç shtjellon Dokle gjendet që në vitin 1348 me këtë emër në dokumente, por, libri rikthen vëmendjen edhe për gjuhën që flasin goranët, të pakultivuar në shkolla e libra.
“Nuk e dija më herët, pas promovimit të librit takova një mësues letërsie të fshatit tim Borje, që më tha se këto legjenda i ka përkthyer në gorançe, pikërisht për ta mbajtur gjallë këtë lloj gjuhe, që është një gjuhë krejt e veçantë bën pjesë në ato që Konventa e Këshillit të Europës i quan gjuhët e voglra por që janë të rrezikuara për të humbur. Ka një konventë por konventat nuk bëjnë punë nëse këto nuk shkruhen në libra”, shtoi më tej Dokle.
Akademikë, studiues e të tjerë personalitete të kulturës u bën bashkë sot në prezantim të librit. Të shumtë ishin edhe figurat politike kyçe të Partisë Socialiste, që siç thonë, krahas kontributit letrar e politik, bashkojnë në një ditë të tillë veçmas vlerat humane të autorit. Dokle thotë se ndonjëherë “atë që politika e prish, letërsia e bashkon”.
“Jo vetëm letërsia, por edhe miqësia. Dhe unë mendoj se toleranca, marrëveshjet, marrëdhëniet njerëzore mbi të gjitha e zbukurojnë politikën, sepse nëse nuk do të ishin marrëdhëniet njerëzore, nëse nuk do të ishte kultura, sidomos kultura shpirtërore, njohja e kulturës materiale të popullit, të krahinave të ndryshme nga vinë politikanët, atëherë politika do të ishte e egër. Janë pikërisht këto elementë shpirtërorë të miqësisë, të shoqërisë, të bashkëpunimit, të mirëkuptimit që e zbukurojnë dhe e zbusin politikën”, thotë më tej ai.
Legjendat e Gorës e kanë inspiruar dhe do të bëhen skica e parë edhe për të tjerë romane të autorit Namik Dokle.
Humb kohe kot zoti namik, dollaret e shperdoruar te Zerit te Popullit do të të shkruhen ne pllaken e fundit shoqeruese
PërgjigjuShoku namik ësht hajduti i par i pluralizmit