Juliana Nura

U rëndit e treta nga katër finalistët , Juliana Nura reagon për herë të parë pas përfundimit të BBVK

19 Mars 2023, 13:04| Përditesimi: 19 Mars 2023, 13:18

  • Share

Juliana Nura, një nga finalistët  e BBVK, e nominuar më shume se 14 herë shkoi deri në finale dhe rendit e treta. Pas përfundimit të kësaj eksperience, ajo u shpreh e lumtur duke falënderuar publikun për gjithë mbështetjen.

Me një reagim në rrjetet sociale Xhuli ka folur për herë të parë për cmimin e madh që nuk e arriti, për mbështetjen e publikut dhe përjetimet gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK.

“Unë kur kam dalë nga “Big Brother VIP Kosova”, komentet, njerëzit, nuk mund ta përshkruaj me fjalë se jam mbushur aq shumë me lumturi, thjesht unë atë minutë që kam dalë nga shtëpisë e Big Brother-it, kur kemi hy në arenën Klan Kosova thjesht entuziazmi i publikut ato letrat që i kanë pasur me fotografinë time, ishte aq mirë, aq e përmbushur me dashuri se unë tashmë jam fituese”, u shpreh Nura.

Xhuli shtoi se pavarësisht se nuk e ka fituar çmimin e madh, ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut, duke iu shprehur dashurinë fansave të saj, ajo i falenderoi që e kanë votuar për të qëndruar deri në fund të kësaj eksperience.

“Edhe pse jo çmimin e madh, unë e kam fituar çmimin më të madh që jeni ju, publik i dashur. Thjesht ju adhuroj, ju dua shumë. Faleminderit shumë që më keni votuar, më keni votuar pandërprerë se e di që ky rrugëtimi im nuk ka qenë i lehtë siç e keni parë, kam qenë 14 herë e nominuar nga banorët dhe ju publik i dashur më keni shpëtuar çdo javë. Unë thjesht kam qenë personazh, ju më keni bërë personazh që njihet tani gjithandej”, përfundoi ajo.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?