U sekuestrua 5 muajt e fundit, BMW-ja luksoze tashmë pjesë e flotës së Policisë Rrugore! Bluve u shtohen 15 makina luksi të grupeve kriminale (VIDEO)

21 Mars 2022, 15:44| Përditesimi: 21 Mars 2022, 16:16

  • Share

Kjo makinë e llojit “BMW Seria 7”, e cila në treg kap shifrën e rreth 80 mijë eurove, është tashmë pjesë e Drejtorisë së Policisë Rrugore, automjet i shpejtë që do t’u vijë në ndihmë shërbimeve të Policisë Rrugore, bashkë me mjetet inteligjente dhe logjistikën bashkëkohore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Nuk është një investim direkt i bluve për forcimin e flotës së automjeteve, por si rezultat i sekuestrimit të një pjese makinash gjatë pesë muajve të fundit. 

Si kjo makinë, e cila tashmë patrullon në rrugët e vendit, janë edhe 14 automjete të tjera, prodhime të viteve të fundit, të cilat tashmë janë në përdorim nga disa prej sektorëve të PSH, që kanë specifika të veçanta shërbimi. Sipas Policisë së Shtetit, njëra prej këtyre makinave është e blinduar, ndërsa janë vënë në dispozicion të tyre pas sekuestrimit gjatë operacioneve policore për goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Në pesë muajt e fundit, Policia e Shtetit ka sekuestruar automjete që janë blerë me të ardhura nga aktivitete kriminale, apo të vjedhura jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe përdorimin e kanë brenda vendit. Vetëm pak ditë më parë, në zonën e rrugës “Dritan Hoxha” në kryeqytet u sekuestrua një model luksoz “Audi”, i cili pas kontrolleve rezultoi se ishte vjedhur në Zvicër, ndërsa përdorej lirisht në vendin tonë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bmw: 21/03/2022 16:01

    Ajo BMW sben 80 mije euro po 15 mije max Dhe full se e 2008 eshte! Dhe grupeve kriminale dhe te forteve asnje makine Si keni sekuestru vetem ndonje qe e ka braktis vete Pronari per mungese dokumentacioni. Dhe kto makina do ti marrin shefat per tangerllek Se harxhojne 30 litra ne 100 km si mban shteti ne qarkullim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?