Agustin Uldedaj, ndërtuesi i pallateve të sekuestruara

'Pallate me leje te falsifikuar dhe ne kundershtim me ligjin', lirohen nga akuzat dy zyrtarët, shpallet i pafajshëm biznesmeni në Lezhë! Gjykata i kthen pasurinë, i hap rrugë ndërtimit

31 Janar 2022, 11:43| Përditesimi: 31 Janar 2022, 17:01

  • Share

Ish-kreu i Këshillit të Qarkut Lezhë, Bardh Rica dhe ish-drejtori i Urbanistikës së këtij institucioni, Nik Sokoli, u liruan nga akuzat e falsifikimit të dokumentave dhe ndërtimit të paligjshëm. Gjykata e Lezhës ndërkohë shpalli të pafajshëm biznesmenin Agustin Uldedaj, për të njëjtat akuza.

Gjithashtu sendet e sekuestruara në 2018-ën, iu kthyen personave dhe institucioneve që u përkasin dhe është rrëzuar në këtë mënyre kërkesa për dënimin me kusht të Uldedajt, Ricës dhe Sokolit, bërë nga prokurori Arben Agovi vetëm pak kohë para se të transferohej në Prokurorinë e Tiranës.

Agovi, po ashtu, kishte kërkuar edhe konfiskimin e dy pallateve pesë dhe shtatë katësh në zonën turistike të Kunës në Shëngjin, që sipas organit të akuzës ishin me leje ndërtimi të falsifikuar. Pas shqyrtimit të çështjes në themel që zgjati për rreth 1 vit, Gjykata e Lezhës doli në konkluzionin se nuk ka element te veprës penale.

Hetimet në lidhje me rastin nisën në vitin 2018 dhe sipas dosjes hetimore u arrit të provohet se këto objekte kanë leje ndërtimi të falsifikuar dhe në kundërshtim me ligjin. Me vendimin Nr. 127 datë 13.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë u vendos masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për këta objekte të cilat në atë kohë ishin në ndërtim.

Vendimi i Shkallës së Parë u prish nga Gjykata e Apelit Shkodër, duke i hapur rrugë ndërtimit të tyre.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/02/2022 01:58

    E paskan hequr qafe me lezet prokuror Agovin,tani rrugen e kane te hapur!

    Përgjigju
  • Një: 31/01/2022 15:55

    Ça drejtësie! Dhe në hale të kërkosh të tillë nuk gjen!

    Përgjigju
    • Gripi: 31/01/2022 17:31

      Gjen e gjen por duhet futur dora thelle, aty ku eshte me llumi. Burgjet plot me fakire dy leksha. Ajo gruaja ne fier vdiq nga i ftohti se nuk kishte te paguante energjine. Kjo eshte shqiperia qe ka bere 30 vite pas.

  • Irma: 31/01/2022 13:47

    E paskan fut ne thes gjykatesin,si gjithmon,Uldedajt llumi i Lezhes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?