Kledi Kadiu, bashkëshortja dhe djali

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

15 Gusht, 22:20| Përditesimi: 15 Gusht, 22:36

  • Share

Balerini i njohur Kledi Kadiu së fundmi në një intervistë për revistën italiane Diva e Donna, përveçse ka folur për karrierën, ka rrëfyer edhe pak nga jeta e tij familjare.

Kledi Kadiu nuk u largua kurrë nga kërcimi. As tani që ka mbushur 50 vjeç. Në shkollat ​​e tij, “Kledi Dance” vazhdon ta bëjë këtë, të mësojë çdo muaj me kurset e tij, studentët e rinj. Pastaj është edhe televizioni që e kërkon, dhe sipas Diva e Donna, ai do të rikthehet në ekran për të kërcyer me aktoren Geppi Cucciari, të cilën ai e konsideron një perfeksioniste.

Gjatë kësaj interviste Kledi ka folur për balerinët e rinj.

“Sot ata janë pak apatikë. Ata nuk janë 'të uritur'. Kur unë dhe shokët e mi të klasës hynim në dhomën e provave në moshën e tyre, menjëherë fillonim të ushtroheshim. Sot kur hyj i gjej të ulur", ka thënë ai.

Vajzën Lean, 8 vjeçe e ka konsideruar si asistenten e tij të vogël.

“Për momentin ajo është asistentja ime e vogël. Ajo pëlqen hip hopin, por ëndrrat e saj po ndryshojnë vazhdimisht. Dhe unë nuk i bëj asnjë presion asaj”, është shprehur Kledi.

Ndërsa më tej ai ka folur për gjendjen e djalit, Gabrielit i cili vuan nga një çrregullim i rëndë për shkak të menigjitit.

 “Dhe pastaj është Gabrieli, i cili vuan nga një çrregullim i rëndë. Njëmbëdhjetë ditë pas lindjes ai u prek nga meningjiti. Duhet një person që ta ndihmojë gjatë gjithë kohës. Tani Antonio Tripodo po e ndjek, me një metodë vërtet befasuese: 'Ushtrimet Cuevas Medek'.

Pas vetëm dy seancash, Gabrieli, kur i kërkohet, tashmë është në gjendje ta mbajë kokën drejt. Por terapia duhet të bëhet shumë herët. Ka familje që fshehin fëmijët e tyre, më vjen keq për këtë. Gjithmonë duhet të shpresojmë për përmirësim”, ka përfunduar balerini.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?