Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

Bota

U sfidua nga gazetari i CNN, Trump sherr me korrespendentin në Shtëpinë e Bardhë

7 Nëntor 2018, 20:38| Përditesimi: 7 Nëntor 2018, 21:06

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe korrespendenti i CNN, Jim Acosta janë përfshirë në një konflikt të ashpër verbal gjatë një konference për shtyp të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas CNN gazetari e sfidoi presidentin amerikan Donald Trump me një pyetje gjatë mbajtjes së konferencës, ku e pyeti atë nëse republikanët mbështesinin vetëm nacionalistët e bardhë.

Teksa e konsideroi "një pyetje raciste" pyetjen e drejtuar nga ana e gazetarit Jim Acosta, presidenti Trump u përplas verbalisht me korrespendentin duke e cilësuar atë një “person të vrazhdë e të pasjellshëm”.

“CNN duhet të turpërohet që të ka lënë të punosh për të. Ti je një person mjaft i pasjellshëm. Nuk duhet të punosh për CNN. Kur raporton lajme fake, nga të cilat CNN hedh plot, ti je armik i njerëzve”, i tha presidenti Trump Akostës.

“Dua të të sfidoj”, e nisi Akosta por Trump e ndërpreu.

“Të lutem, e konsideroj pushtim. Ti dhe unë  nuk biem dakord”, tha Trump.

Por gazetari ka vazhduar marrjen në pyetje, duke e u përpjekur ta sfidojë me  përdorimin e fjalës "pushtim" nga Trump, duke i thënë se pse republikanët mbështesnin vetëm nacionalistët e bardhë,, duke u përpjekur të marrë një mendim  për numrin e madh të emigrantëve afrikanë që kërkonin të merrnin azil në SHBA.  

"Thuhet se Partia Republikane shihet si mbështetëse e nacionalistëve të bardhë. Çfarë bëni ju për këtë?”, ka thënë gazetari. 

"Jo aspak, jo - aspak. Unë dua që ata të vijnë, por ata duhet të vijnë ligjërisht. Ju e dini, ata duhet të vijnë përmes një procesi të ligjshëm. Kjo është një pyetje e tillë raciste, "ka thënë presidenti Trump.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?