Kronikë

U shemb nga përmbytjet, ushtria zbarkon në Delvinë për të rindërtuar urën (FOTO+VIDEO)

8 Nëntor 2019, 08:54| Përditesimi: 8 Nëntor 2019, 11:41

  • Share

DELVINE - Forcat xheniere të ushtrisë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në fshatin Van të bashkisë Delvinë për të riparuar urën e dëmtuar nga prurjet e tepërta të lumit të Kalasë.

Pas shembjes së urës tre ditë më parë 350 banorë të fshatit mbetën të bllokuar. Ura sipas banorëve u ndërtua vetëm pak kohë më parë, por njëra këmbë e saj nuk arriti që t'u rezistonte përmbytjeve.

Prurjet e tepërta të kësaj jave dëmtuan njërën prej këmbëve të urës ekzistuese, e cila u shemb si pasojë e përmbytjeve në dhjetor të vitit 2017, ndërkohë që konstruksioni metalik i urës tip “bailey”, i ndërtuar nga Forcat e Armatosura menjëherë pas shembjes, nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Efektivët e Forcave të Armatosura kanë marrë përsipër ta riparojnë për rreth 5 ditë urën e gjatë 33 m, në të cilën kalojnë përditë rreth 400 banorë të fshatit Vanë.

Report Tv sjell pamjet e forcave xheniere që kanë shkuar në fshatin Van për të ndërtuar urën.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?