Kronikë

U shemb nga tërmeti, Rama inspekton punimet e shkollës në Kavajë: Shpronësoni godinat rreth saj dhe zgjeroni ambientet e gjimnazit (VIDEO)

2 Korrik 2020, 10:59| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 15:37

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Gjimnazin e Kavajës, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. I shoqëruar nga ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj, Rama është ndaluar në kantierin e shkollës ish Industrialja 26 marsi, e cila prej 3 vitesh funksionon si gjimnazi i Kavajës.

Kjo shkollë po ndërtohet nga fillimi për të strehuar pas 6 muajsh, 627 nxënësit që studiojnë aty dhe 52 mësuesit që japin mësim.

Shkolla e re do të ketë kushtet dhe standardet më moderne, palestër dhe 8 klasa laboratori.

Rama sugjeroi kryetarit të Bashkisë së Kavajës, që të krijohet mundësia që të shpronësohen edhe disa godina që ndodhen në territorin e kësaj shkolle, në mënyrë të tillë që të ketë më shumë mjedise për këtë institucion.

Kreu i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali tha se shkolla do të kthehet në një qendër komunitare ku do i shërbejë dhe banorëve, pra nuk do të jetë vetëm shkollë.

Në lidhje me rindërtimin e shtëpive, Krali tha se aktualisht kanë përfunduar 21 shtëpi individuale dhe banorët do të futen brenda javën që vjen. ndërsa po punohet në dy zona për rindërtimin e  pallateve, ku 7 janë në Kavajë dhe 2 në zonën e Golemit.

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lorna: 02/07/2020 14:11

    PO CA SHPRONESIME O ZOTERI, PRONAT RRETH E PERQARK JANE TE ZAPTUARA...TE GJITHA NDERTIME PA LEJE !!!

    Përgjigju
    • zenun: 03/07/2020 11:36

      Do orregulloje ky..krali..qe ka nje vit dhe ska vene 5 drita te b7levardi nr.2 o kavakes...cdo nate atu edhte ettesire totale. 9Kral..je kryekari i bashkise me kot..ik edhe zhduku dhe te mos ts shoh8m sitratin o capon dhish

  • Pompeo: 02/07/2020 12:08

    Sh.mire",vazhdo keshtu z.Kryeminister!-Bashkia Kavaje,duhet te shtroje rruget e trotuaret ne Plazh..sidomos ne Golem..,dhe te vendosi kosha plehrash e ti pastroje ato!!!

    Përgjigju
  • Nxënësi: 02/07/2020 11:12

    Po, jam dakort, kjo shkollë i ka shërbyer dhe do i shërbej banorëve përreth në fakt mbasditeve luhej bixhos si te industrialja dhe te gjimnazi Aleksandër Moisiu. Aa e dini besoj që A. Moisiu është nga Kavaja e jo nga Shurrsi kshuuu Durrsi desha me thonë. Po pse shkomi kavajës është nga Durrsi nuk e kuptoj !!! Mahh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?