Në Pezë Helmës ka nisur edhe pilotimi i banesave të reja, të cilat do të përdoren për projektin e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkia e Tiranës njofton se shtëpia e parë e ndërtuar sipas këtij stili perëndimor, është ajo e familjes Lami në Pezë-Helmës. Shtatë anëtarët e familje Lami kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re, shumë herë më të bukur dhe më të fortë se ajo që kishin.
“Jam shumë i lumtur sot që Beqiri, nusja e tij, djali me nusen, nipat e mbesat, janë futur në shtëpinë e re. Është tamam vilë e stilit perëndimor. Po ta shohësh, dallon nga shtëpitë e tjera në fshat. Ky do të jetë modeli i shtëpive të reja. Beqiri ka vuajtur shumë, sot është një hall më pak”, u shpreh Veliaj.
Ai nënvizoi se është vetëm çështje kohe sa të ndërtohen edhe 870 banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. “Do të vazhdojmë me 870 shtëpi të kësaj tipologjie; harxhojnë më pak, kanë termoizolim, kanë ndriçim led. Kanë kosto më të ulët mirëmbajtje, por edhe rezistencë më të madhe, ndaj si shtëpia e Beqirit do të bëjmë edhe 870 shtëpitë e tjera në Tiranë.
Më vjen mirë që në muajin e Ramazanit u puqën shumë mirësi bashkë, sepse sot është edhe ditë e shënuar për zonën e Pezës, si “5 Maji”, si një nga trevat më heroike me kontribute të mëdha të familjeve të dëshmorëve”, theksoi Veliaj.
Jep nje her rrogat per punonjsit ate be ti
Përgjigju......elbasanase! Keshtu quhet dhe eshte quajtur o perendimor
Përgjigju