Kronikë

U shemb pas kalimit të kamionit me peshë 50 ton, nis sot rindërtimi i urës provizore në Darëzezë (VIDEO)

7 Qershor 2021, 11:05| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 15:21

  • Share

Katër ditë nga shembja, ka nisur sot rindërtimi i urës provizore në Darëzezë. Janë forcat xheniere të ushtrisë që kanë nisur ndërtimin e urës metalike "Bailey dhe pritet të jetë gati brenda dy ditësh për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.

Kujtojmë se ura u shemb më 3 qershor, pasi mbi të kaloi një kamion me peshë 50 ton, ndërkohë që kapaciteti mbajtës i urës ishte 15 ton, duke izoluar banorët. Shoferi i kamionit është lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Kryeplaku i fshatit Darëzezë, Neki Tafa u shpreh se ura ka një rëndësi të madhe për banorët, pasi është e vetmja rrugë që i lidh ata me qytetin e Fierit.

"Sot po bëhet e mundur ndërtimi i urës së re që do ketë kapacitet mbajtës më të madh se ajo që ishte. Për momentin kjo do të zgjidhë problematikën, ndërsa zgjidhja përfundimtare do të jetë ura tjetër që po ndërtohet që në korrik besoj se do të jetë gati. Ka tabela orientuese po veprime të tilla kamikaze nuk ishin parë ndonjëherë se një urë që mban 15 ton dhe të kalojë një mjet me 50 ton, ishte edhe një vrasje për të gjithë zonën, pengese për turizmin, për fshatarët për punët e bujqësisë. E kemi përjetuar si përmbytjen në vitin 2015, çdo gjë për ne vështirësohet sepse është ura e vetme që na lidh me Fierin. Besoj se ura provizore do të përfundojë brenda dy ditësh.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?